KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko: Ekonomia ka shënuar rritje progresive
Sejko: Ekonomia ka shënuar rritje progresive

Sejko: Ekonomia ka shënuar rritje progresive

Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje progresive gjatë 6- mujorit të parë të vitit 2016 dhe projeksionet për të ardhmen janë pozitive. Vlerësimi ka ardhur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp të mërkurën. “Projeksioni ynë i rritjes ekonomike për vitin 2016 mbetet i njëjtë. Projeksionet afatmesme nuk kanë ndryshuar. BSH pret përmirësime. Efektet e politikës monetare po reflektojnë në ekonominë ndërkombëtare” u shpreh në terma të përgjithshme zoti Sejko. Guvernatori tha se po punohet për rritjen e gatishmërisë për t’i paraprirë çdo lloj situate pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ndërsa treguesit ekonomik e financiar luhaten brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.
Zoti Sejko bëri të ditur se Këshilli Mbikqyrës i BSH-së vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interest për lekun, duke e mbajtur atë në nivelin 1,25 përqind.