KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » U prezantua në Shkodër faza e dytë e nismës ” Drejtësi pa vonesa”
Ambasadori i OSBE-së Raunig

U prezantua në Shkodër faza e dytë e nismës ” Drejtësi pa vonesa”

Është prezantuar sot në Shkodër faza e dytë e nismës ” Drejtësi pa vonesa” inicuar nga OSBE, USAID dhe Agjencia Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim që në vitin 2014. Ambasadori i OSBE-së Raunig , tha se kjo nisëm e cila rezultoi e suksesshme në gjykatat e Krujës, Korçës, Pukës dhe Tropojës do shtrihet në të gjitha gjykatat e shkallës së parë në vend dhe synon të rrisë efektivitetin e proçeseve gjyqësore .Ndërsa ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke e cilësuar domosdoshmëri realizimin e çdo reforme e nisme në fushën e Drejtësisë tha se ku ka vonesa në gjykim, e sigurt se ka korrupsion.