KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vendlindja e Melanias në Slloveni feston fitoren e Donald Trump
Vendlindja e Melanias në Slloveni feston fitoren e Donald Trump

Vendlindja e Melanias në Slloveni feston fitoren e Donald Trump

Përtej Atlantikut, larg nga “Mbretëria” e Trump, një qytet i vogël në Slloveni ka festuar faktin që vajza e rritur me ta tashmë është zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë qyteti i Sevenica-s e kaloi natën në bar duke valëvitur flamuj amerikanë dhe duke parë ecurinë e numërimit të votave për zgjedhjet në SHBA. Melanie Trump, e njohur për qytetin si Melanija Knavs lindi në në vitin 1970 dhe jetoi në katin e tretë të një ndërtese të rralllë në pjesën industriale të qytetit. Banorët shprehen se tashmë Trump është hero lokal ndërsa me padurim kanë ndjekur rezultatet e numërimit që konfirmuan fitoren që ata prisnin me shumë ankth. Kur fitorja e Trump u pa qartë shampanja dhe festa nuk u ndal në Sevenica.