KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuela rrit çmimin e karburantit, për herë të parë në 20 vjet
Ulet më tej çmimi i naftës

Venezuela rrit çmimin e karburantit, për herë të parë në 20 vjet

Venezuela do të rrisë çmimin e karburantit për herë të parë në 20 vjet, por presidenti Nicolas Maduro tha se ato do të vazhdojnë të mbeten më të lirat në botë. Maduro bëri të ditur se çmimi i benzinës super do të rritet me 0.01 dollar për litër duke shkuar ne 0.6 dollare. Vendimi është pjesë e masave për të lehtësuar krizën ekonomike në Venezuelë dhe mes tyre përfshihet edhe zhvlerësimi i monedhës vendase. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të benzinës në vitin 1989 shkaktoi protesta kombëtare në Venezuelë, të cilat përfunduan me dhjetëra njerëz të vdekur. Ekonomia e Venezuelës është dobëuar për shkak të rënies globale të çmimeve të naftës. Nafta përbën 95 përqind të të ardhurave të eksportit në Venezuelë.