KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuelë, Coca-Cola ndalon prodhimin, shkak mungesa e sheqerit

Venezuelë, Coca-Cola ndalon prodhimin, shkak mungesa e sheqerit

Coca-Cola detyrohet të ndalojë përkohësisht prodhimin e pijes në Venezuelë nga mungesa e sheqerit. Njoftimi vjen pasi birraria më e madhe në vend, Empresas Polar, ka ndaluar prodhimin, për shkak të mungesës së elbit. Ekonomia në Venezuelë është tkurrur ashpër, pasi çmimet e naftës vazhdojnë të bien. Prodhimi i kallamsheqerit ka rënë për shkak të kontrollit të çmimeve dhe rritjes së kostos së prodhimit. Një zëdhënës i Coca Cola-s ka thënë se megjithatë kompania do të vazhdojë të prodhojë pije me më pak sheqer, si Coca-Cola Light.