KRYEFAQJA » LAJME » Vershbow: Aleanca synon mbrojtjen kolektive dhe stabilitetin përtej kufinjve
Vershbow: Aleanca synon mbrojtjen kolektive dhe stabilitetin përtej kufinjve

Vershbow: Aleanca synon mbrojtjen kolektive dhe stabilitetin përtej kufinjve

Zgjerimi i NATO-s dhe stabiliteti në rajon, mbeten sfida për NATO-n, deklaroi në mbyllje të punimeve të Asamblesë Parlamentare të saj të mbajtur në Tiranë nga zëvendës sekretari i përgjithshëm Aleksandër Vershbow. Aleanca po kalon kohë kritike, me sfida të mëdha në jug e në veri, tha zoti Vershbow. Për t’ju përgjigjur këtyre sfidave ai theksoi se mbrojtja kolektive dhe stabiliteti përtej kufinjve janë drejtimet ku do të fokusohet aleanca në vazhdim. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s u ndal veçanëisht tek Rusia, duke paralajmëruar se qëndrimi i saj ndaj aleancës do të marri përgjigje të menjëhershme.
Duke theksuar qëndrimin pro zgjerimit të NATO-s, zoti Vershbow tha se ashtu si për Malin e Zi, aleanca është e hapur edhe për anetarësimin e Maqedonisë sapo ajo të zgjidhi problemin e emrit me Greqinë. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Aleksandër Vershbow garantoi mbeshtetje edhe për Kosovën duke bërë të njohur se po punohet për adaptimin e FSK si pjesë integrale e institucioneve të Kosovës.