KRYEFAQJA » LAJME » Veseli e Manaj, ndër të përzgjedhurit e De Biazi
"Euro 16": De Biazi optimist i matur

Veseli e Manaj, ndër të përzgjedhurit e De Biazi

Në prag të dy sfidave miqësore, me Kosovën dhe Gjeorgjinë, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka shprehur edhe njëherë qartë mendimin e tij se në skuadrën që ai drejton do të vijnë ata lojtarë që e çuan Shqipërinë në finalet e Francës.”Në kombëtare do të vijnë ata futbollistë që luajnë me shpirt dhe zemër në fushën e lojës, ata që fluturojnë nga gëzimi për ftesën që u bëhet për t’u veshur kuqezi dhe jo ata që paguajnë më shumë. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë sa të jem unë në drejtimin e kombëtares shqiptare” tha traineri De Biazi në një komunikim me median. Ai bëri të ditur se Frederik Veseli dhe Rei Manaj janë dy lojtarë të përfaqësueses U21 të cilët do të provoheshin në këto takime. “Miqësorja me Kosovën do të jetë një festë për të dy ekipet ndërsa me Gjeorgjinë do të jetë një test i vërtetë. Nuk mundëm të luanim me ekipe të tjera sepse të gjithë ishin të zënë dhe kishin impenjimet të përcaktuara më parë” tha traineri italian i kombëtares shqiptare.
Zoti De Biazi bëri të ditur se në dy takimet miqësore nuk do të ketë në dispozicion Abrashin, Kukelin dhe Mavraj të cilët janë të dëmtuar. Cana ende nuk ka marrë miratimin nga skuadra e tij, po ashtu edhe dy futbollistët, Roshi dhe Balaj që luajnë në Kroaci, tha ai. “Kam 32 lojtarë që i vëzhgoj vazhdimisht në skuadrat që luajnë. Janë pikërisht ata që dhanë shpirtin në fushë për kualifikimin e shqipërisë në Euro 2016. Unë jam I gatshëm të ndihmoj me njohjet e mia të gjithë ata lojtarë të cilët nuk kane ende ekip apo kanë probleme në skuadrat ku luajnë. Me ata jam në kontakt të vazhdueshëm” tha trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.