KRYEFAQJA » LAJME » Vështirësi nga dëbora, por situata nën kontroll
ARRSH: Qarkullimi normal, por kujdes nga shiu dhe dëbora

Vështirësi nga dëbora, por situata nën kontroll

Shqipëria është përfshirë prej disa orësh nga rreshjet e shiut dhe në lartësitë mbi 1000 rreshjet e dëborës, njofton Ministria e Brendshme. Sipas saj në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, por në disa akse ka patur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur. Autoritetet kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca pune, si dhe kanë trajtuar me kripë, segmentet ku ka patur akull dhe ngrica. Zonat më të prekura kanë qenë në veri dhe verilindje të vendit, por është prekur edhe qarku i Korçës, kryesisht rrethi i Devollit. Grupet e inspektimit të Emergjencave Civile të ngritura nga Prefektët e qarqeve po monitorojnë subjektet kontraktuale për mirëmbajtjen e rrugëve.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto pas diten e së hënës ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në Rrugën e Kombit. Ministri theksoi se pavarësisht reshjeve të dëborës rruga është e hapur, ndërsa ka dhe angazhim të plotë dhe nga kompania mirëmbajtëse që qarkullimi në këtë aks të rëndësishëm mos të ketë probleme.
Ministri ju bëri apel drejtuesve të automjeteve që ti referohen edhe buletinit ditor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për gjëndjen e rrugëve.