KRYEFAQJA » LAJME » Vështirësite për shitjen e prodhimeve në Gjirokastër
gjirokaster, ferma, anastas xherahu, bujqesi, resul pasha

Vështirësite për shitjen e prodhimeve në Gjirokastër

Anastas Xherahu dhe Resul Pasha janë dy prej fermerëve te njohur në Gjirokastër për prodhimet e tyre.

Anasatasi i kthyer 15 vite me parë nga emigracioni ka mbjellë sipërfaqje të konisderueshme me vreshta në fshatin Karjan dhe sot është një nga furnizuesit kryesorë të tregut të Gjirokastrës me rrush.

Ndërsa Resul Pasha i ardhur nga Tepelena ka ngritur serat e tij në fushën e Dropullit, pranë fshatit Vanistër. Ai kultivon perime bio në të gjitha stinët e vitit dhe kjo është arsyeja që klinetët i blejnë perimet e tij aty ku ai i rrit.

Që të dy fermerët pohojnë se vështirësitë për shitjen e prodhimit janë të mëdha. Mungesa e infrastrukturës dhe mekanizmat që rregullojnë marrdhëniet mes prodhuesve e tregëtarve, janë pengesa kryesore në punën e tyre.

Pertej veshtiresive te dy fermeret shprehet të kënaqur me përfitimet financiare që sigurojnë.