KRYEFAQJA » LAJME » Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes në Dukagjin
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes në Dukagjin

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes në Dukagjin

Pas negociatave të vazhdueshme me policinë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.09.2016 në fshatin Gjuraj të Dukagjinit, ku mbeti i vrarë shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç. Më datë 16.09.2016, pas ndjekjes intensive të informacioneve për vendndodhjen e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2016, ku mbeti i vrarë shtetasi Gjok Arra, u bë e mundur lokalizimi i tij në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur, zonë e cila është rrethuar ditën e djeshme nga forca të shumta policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe F.N.Sh-së Shkodër duke negociuar për dorëzimin e tij.
Pas disa orësh negociata, u bë i mundur vetëdorëzimi i shtetasit Luigj Bludaj, 31 vjeç, banues në fshatin Gjuraj, Shkodër së bashku me armën e krimit Pistoletë TT me karikatore me 5 fishekë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.