KRYEFAQJA » LAJME » Vetëvrasjet, çdo ditë një person tenton vetëhelmimin

Vetëvrasjet, çdo ditë një person tenton vetëhelmimin

Në Shqipëri, çdo ditë një person tenton të vetvritet nëpërmjet vetëhelmimit. Të dhënat shqetësuese zyrtare raportohen nga reparti i toksikologjisë në QSUT. Sipas tyre një pjesë e konsiderueshme arrijnë të realizojnë aktin tragjik për shkak të dëmeve të pariparueshme që ju kanë sjellë lëndët që kanë përdorur.  Më së shumti përdoren pesticidet, mdikamente të ndryshme apo fostoksina. Në statistikat që referojnë mjekët e toksikologjisë, gupmosha më e prekur nga vetëvrasjet janë ajo më aktive, 19-45 vjeç, fatkeqsisht  vajza dhe gra.

Psikologia Oriola Pampuri thotë se zakonsisht këto janë reagime të forta të personave më ndjeshmëri të lartë ndaj situatave jo të zakonshme.  Ajo thotë se mënyra me e mirë për ti parandaluar është mbajtja e tyre në vëmendje të pandëprerë nga familjarët dhe miqtë. Zonja Pampuri paralajmëron se braktisja e individëve me probleme akute të çrregullimit mendor mund të jetë  fatale, ndërkohë që marrja pa rekomandimin e mjekut të medikamenteve antistres apo antiankth, mund të jetë me pasoja për shëndetin mendor të individëve.