KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, nga 10 tetori, “në sitë” pasuritë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vetingu, nga 10 tetori, “në sitë” pasuritë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve

Deri filluar nga 10 tetori e deri më 7 nëntor, 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë në listat e kontrollit të ILKDP, duhet të dorëzojnë nga e para 4 formularë, mes të cilëve, ata që identifikojnë pasuritë nga burimi, të njerëzve të drejtësisë dhe familjarëve të tyre. Më ligjin e ri, këta zyrtarë nuk do të lejohen me të mbajnë para kesh, mbi 15 milion lekë të vjetra, por do t’ju duhet të regjistronjë çdo qindarkë në sistemin bankar.  Çdo gjë duhet të deklarohet në këta formularë që pritet të verifikohen më pas nga ana e inspktoriatit, brënda 6 muajve. Kreu i ILKDP-së, Shkëlqim Ganag deklaron procesi më i vështirë do të jetë ai i kontrollit dhe verifikimit. I gjithë procesi i Vetingut pranë Inspektoritati të Deklarimit do të monitorohet nga Euralius dhe Obdat, organizatat ndërkombëtare që kanë asistuar procesin që prej nisjes së tij. Zoti Ganaj thotë se gjyqtarët dhe prokurorët kanë vetëm një muaj afat për të dorëzuar deklarimet e pasurive, ndërsa procesi i verifikimit do të kërkojë edhe disa muaj kohë. Sipas tij, çdo kush prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do t`i shmanget vetëdeklarimit dhe kontrollit, do të përjashtohet automatikisht nga funksioni, por nuk do të ndiqen penalisht.