KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, Gjykata Kushtetuese: Pezullimi do vazhdojë!

Vettingu, Gjykata Kushtetuese: Pezullimi do vazhdojë!

Gjykata Kushtetetuese ka hedhur poshtë kërkesën e parlamentit për pezullimin e Ligjin e Vettingut. Sipas kreut të saj Bashkim Dedja që nga momenti i marrjes së vendimit, pak kohë më parë nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë. Më parë Partisë Demokratike e opozitës kishte kërkuar shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar ligjin dhe është në pritje të vlerësimit të tij nga Komisioni i Venecias. Megjithatë gjykata do t9 vazhdojë gjykimin në themel të padisë së PD-së dhe të Unionit të Gjyqtarëve  si palë të interesuar.
Vendimi i gjykatës u dha në prani të ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe asaj të BE Romana Vllahutin, dy prej iniciatorëve  dhe mbështetësve kryesorë të këtj ligji dhe Reformës në Drejtësinë shqiptare.
Zbatimi i Ligjit të Vettingut është kërkesa kryesore e KE që Shqipëria të hapi bisedimet me BE, një vendim që pritet brenda muajit dhjetor. Por pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur frikën se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, duke penguar në hapjen e këtyre bisedimeve.