KRYEFAQJA » LAJME » Vetvrasja e studentes, la letër për motivet dhe amanetin për prindërit

Vetvrasja e studentes, la letër për motivet dhe amanetin për prindërit

Ana Dako, Studentja e Fakultetit Ekonomik u vetflijua sepse ndihej e varfër. Në një lëtër që policia ka gjetur në dhëmon e saj të konviktit ku jetonte e vetme, Ana ka dhënë arsyet që e cuan në aktin final.
Përpara se ti jepte fund jetës, 20 vjeçarja nga Fieri, studente e viti të dytë të Fakultetit, ka shkruar një letër ku ka lënë dhe amanetet për prindërit e saj.
Policia tha se përmbajtja e letrës është kjo:

“Jam lodhur nga jeta. Mos kërkoni fajin askund…“Amanet mamin dhe babin…”.

Ana Dako i dha fund jetës pasditen e së martës duke pirë një sasi të konsiderueshme fostoksinë. Policia tha se si pasojë e sasisë së madhe jeta e saj nuk mund të shpëtohej edhe nëse ndëryrja e mjekëve do të ishte në kohën e duhur.
Drejtues të komisaritat 1 , të cilët morën të parët njoftimin dhe asistuan në vëndin e ngjarjes, thanë se çështja do ti referohet prokurorisë . Por në dosje nuk ka një pistë hetimi.
Shkaku është i qartë, vajza është vethelmuar dhe arsyet janë ato që lidhen me gjëndjen e saj psikike dhe ekonomike.
Mësohet se Ana, gjatë kohës që ndiqte studimet, punonte në dy punë njëherësh. Një si ndihmëse kamariere dhe në një Call Center.
Prej pak ditësh Ana kishte aplikuar edhe për një punë të tretë, punë e cila e detyronte atë të hiqte dorë nga studimet dhe dy punët e tjera. Në letër Ana shprehte se ndihej e lodhur nga jeta, se kishte punuar shumë dhe asgjë nuk kishte marr në këmbim. Vetëm pasi ka marr vendimin ekstrem, ajo ka telefonuar prindrit të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë nga helmi.