KRYEFAQJA » LAJME » Video-skandali , Kushtetuesja administron provat ndaj Shukriut, tërhiqet për vendim
Ikën Xhelili, Dibra në zgjedhje

Video-skandali , Kushtetuesja administron provat ndaj Shukriut, tërhiqet për vendim

Pasi ka administruar të gjitha provat e palëve në gjykim, si video, urdhër arresti dhe argumentat gjyqësore, gjykata kushtetuese ka vendosur të tërhiqet për të marrë një vendim me rikthimin ose jo në detyrë të kreut të bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Kërkesa për nisjen e një gjykimi në kushtetuse u bë nga ish kreu i bashkisë Dibër, për rikthimin në detyrë , pas pezullimit. Ndaj tij gjykata e krimeve të rënda ka dhënë një masë arresti me burg pa afat deri në përfundim të hetimeve në lidhje me videon ku ish kryebashkiaku , pretendohet se ka kërkuar favore seksuale kundrejt një vendi pune. Avokati i tij, Ferdinand Ndoja kërkoi shfuqizimin e vendimit të pezullimit nga detyra për Shukri Xhelilin deri sa nuk ka një denim. Ndërsa avokati i qeverisë kërkon mbajtjen në fuqi të vendimit për shkarkimin e tij.