KRYEFAQJA » LAJME » Vija kufitare me Malin e Zi, Mustafa: Gjithçka do të zgjidhet në interes të qytetarëve
mustafa

Vija kufitare me Malin e Zi, Mustafa: Gjithçka do të zgjidhet në interes të qytetarëve

Një ditë para debatit të paralajmëruar mes forcave politike në Kosovë lidhur me ngërçin e krijuar për vijën kufitare me Malin e Zi, kryeministri Isa Mustafa thotë se të gjitha çështjet do të zgjidhen në interes të qytetarit dhe shënimi i vijës kufitare është në interes të të gjithëve. Ndryshe mendon Lëvizja Vetëvendosje që i kundërvihet shënimit të vijës kufitare sipas planit aktual. Gëzim Hyseni, anëtar i kryesisë së kësaj lëvizjeje thotë se do të japin në tryezë argumente historike dhe gjeografike. Nëse argumentet nuk pranohen, do të ketë edhe protesta. Çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është shndërruar në mollë sherri mes forcave politike qeverisëse dhe opozitës në Kosovë prej shumë muajsh dhe po pengon edhe liberalizimin e vizave.