KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë arrestimet e të dyshuarve për sulmet e Parisit.
vijojne arrestimet te dyshuar sulmet ne paris belgjike

Vijojnë arrestimet e të dyshuarve për sulmet e Parisit.

Policia në Belgjike bastisi disa shtëpi gjatë natës të së hënës dhe arrestoi dy persona, në kuadër të hetimeve për sulmet e nëntorit në Paris, ku mbetën të vrare 130 persona. Prokurorët federalë njoftuan se dy personat u arrestuan në afërsi të lagjes Dansaert të Brukselit dhe janë dërguar sot në gjykatë. Nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit por policia tha vetem se bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve rreth sulmeve të Parisit. Pas këtyre sulmeve, hetimet janë përqëndruar në Belgjikë, vend në të cilin janë arrestuar disa persona që akuzohen se u kanë dhënë ndihmë sulmuesve të Parisit. Qytetari belg Salah Abdeslam, i cili dyshohet për përfshirjen e drejtpërdrejtë në sulmet në Paris, ende është në arrati.