KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojne arrestimet në Bruksel
vijojne arrestime ne bruksel, lidhur me sulmet e parisit

Vijojne arrestimet në Bruksel

Autoritetet belge arrestuan gjatë natës 16 persona në rajonin e Brukselit, gjatë bastisjeve policore lidhur me hetimet që po bëhen për sulmet terroriste të Parisit më 13 nëntor. Prokurorët belgë thanë se i dyshuari kryesor, Salah Abdelslam, nuk eshtë mes të arrestuarve. Per shkak të fshehtësisë se hetimit nuk janë dhënë emrat e të arrestuarve dhe akuzat ndaj tyre. Brukseli vazhdon të mbetet në nivelin më të lartë të sigurisë pasi kryeministri deklaroi se ekziston një kërcënim serioz per sulme të armatosura.