KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojne debatet presidencial në Amerikë

Vijojne debatet presidencial në Amerikë

Imazhi i kandidatit republikan për president Marko Rubio ra ndjeshëm pas debatit të Nju Hempshajër që u transmetua nga rrjeti ABC mbrëmjen e shkuar. Senatori nga Florida, për të cilin sondazhet patën treguar se mund të fitonte garën republikane të kandidatëve për president të SHBA-ve, pasi u kritikua nga rivalet e tij për mungesën e eksperiencës, ngeci në skenën e debatit, ku ai zakonisht shkëlqen. Sulmi me i fuqishëm ndaj tij erdhi nga guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi, i cili e akuzoi Rubion se kontrollohet nga stafi i tij. “Më pëlqen Marko Rubio dhe ai është një djalë i mire dhe i zgjuar, por ai nuk e ka eksperiencën që duhet për t’u bërë president i SHBA-ve dhe të marrë vendime të mëdha” u shpreh Kristi. “Mark, cështja është se kur te jesh president i Shteteve të Bashkuara, fjalimi 25-sekondësh i mësuar përmëndësh ku flet sa e madhe është Amerika nuk mund të zgjidhe problemet”, shtoi Kristi.  Rubio u përpoq të dalë nga situata duke kritikuar Presidentin Obama, kur Kristi e ndërpreu duke thënë “Ja tek është sërish fjalimi 25 sekondësh i mësuar përmëndësh”, tha ai. Ndërsa kandidati tjetër Xheb Bush, e krahasoi Rubion me Obamen, duke theksuar se të dy ishin oratore të mirë, por shume pak të përgatitur për shtëpine e Bardhë. “Ne patëm Barak Obamen me elokuencen e tij, por jo nje lider. Si perfundim, ne patëm dikë që përcau vendin”, u shpreh Bush.