KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë luftimet në Sudanin e Jugut
Vijojnë luftimet në Sudanin e Jugut
EPA/PHILLIP DHIL

Vijojnë luftimet në Sudanin e Jugut

Në Sudanin e Jugut vijojnë luftimet mes forcave që mbështesin presidentin dhe ato që mbeshtesin zëvendespresidentin e vendit. Të shtëna armësh dhe shpërthime të forta të artilerisë së rëndë dominojnë në kryeqytetin Juba, ku më shumë se 200 persona kanë humbur jetën që prej ditës së premte. Aktet e dhunës u dënuan nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili u ka bërë thirrje palëve të ndalin luftimet. Këshilli ndërkohë ka kërkuar që në atë vend të dërgohen trupa paqeruajtëse shtesë. Luftimet u dënuan edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit Xhon Kërbi, bëri të ditur se Washingtoni ka urdhëruar largimin e  personelit nga ambasada e SHBA-ve në Juba, duke lënë atje vetëm stafin e emergjencave për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve amerikanë që ndodhen në vendin afrikan. Aktet e dhunës shpërthyen kur trupat e presidenti Salva Kir dhe zëvendëspresidenti Mashar filluan të qëllonin ndaj njëri-tjetrit në rrugicat e kryeqytetit. Marrëdhëniet mes dy liderëve kanë qenë të përçara qëkur Sudani i Jugut fitoi pavarësinë nga Sudani në vitin 2011.