KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë protestat në Francë, probleme në transport
france polici

Vijojnë protestat në Francë, probleme në transport

Reforma e debatueshme e punës vazhdon të shkaktojë probleme në Francë. Janë punonjësit e hekurudhave që do të hidhen në grevë, siç do të bëjnë edhe ata të metrove në Paris. Ndërkohë pilotët e kompanisë ajrore Air France kanë vendosur të bëjnë grevë për pagesat, ndërsa Autoriteti Civil i Aviacionit ka lajmëruar ndërprerje të punës mes datave 3 dhe 5 qershor, çka do të sjellë shtyrje dhe pezullime të fluturimeve. Gjashtë prej tetë rafinerive nuk punonin akoma një ditë më parë, apo, ndryshe, funksiononin me kapacitet të reduktuar, për shkak të grevave të sindikatave. Presidenti Hollande dhe qeveria franceze refuzojnë të tërhiqen nga reforma e punës, duke sjellë një rritje të presionit dhe të aksionit nga ana e sindikatave. Përndryshe, kjo sindikatë ka paralajmëruar se do të vazhdojë me grevat për të ushtruar presion mbi qeverinë për të hequr dorë prej kësaj reforme. Protestat në javët e fundit kanë përfunduar në përplasje me policinë, ku nuk kanë munguar skenat e dhunës së ushtruar nga forcat e sigurisë. Nisja e Kampionatit Europian vetëm pas pak ditësh e bën të ngutshme gjetjen e një zgjidhjeje mes qeverisë franceze dhe sindikatave, diçka që megjithatë duket e largët.