KRYEFAQJA » LAJME » Bota » VIJON OPERACIONI PËR MBETJET E MUNDSHME TË AVIONIT AIRBUS A320
Vijon operacioni i kërkimit për mbetje të mundshme të avionit Airbus A320

VIJON OPERACIONI PËR MBETJET E MUNDSHME TË AVIONIT AIRBUS A320

Një operacion i madh po ndërmerret në Mesdhe për kërkimin e mbetjeve të mundshme të Avionit Airbus A320 i cili u zhduk dje nga radarët ndërsa po fluturonte nga Parisi në Kajro. Kompania ajrore IxhiptEir pretendoi fillimisht se ishin gjetur mbetje të avionit në afërsi të ishullit grek Karpathos, por zëvëndëspresidenti i kompanisë më vone tha që mbetjet nuk i përkisnin avionit. Ministri egjiptian i avionacionit tha se nuk do të donte të nxirrte konkluzione por më pas shtoi se një sulm terrorist apo veprimi të ngjashëm ka më shumë mundësi të jetë shkaku i zhdukjes së avionit. Franca tha se akoma nuk është e mundur të vendosësh një teori për ngjarjen. “Informacioni që kemi mbledhur, tregon që avioni është rrëzuar dhe është zhdukur”, u shpreh Presidenti francez Hollond. Avioni i linjës IxhiptEir me 66 persona në bord i nisur nga Parisi me destinacion Kairon u zhduk nga radarët mëngjesin e së enjtes ndërsa po fluturonte mbi mesdheun lindor, pak pasi kishte hyrë në hapsirën egjiptiane. Në të ndodheshin 56 pasagjerë, duke përfshirë 3 fëmijë, shtatë anëtare të stafit dhe tre anetarë të personelit të sigurisë. Ixhipt Eir njoftoi se 30 nga personat e Airbus A320 ishin egjiptiane, 15 franceze, 1 britanik, dy irakene. Pjesa tjetër e personave që ndodheshin në bordin e avionin ishin me shtetësi kanadeze, belge, kuvajtiane, saudite, algjeriane, sudaneze, portugeze dhe një person ishte nga Çadi.