KRYEFAQJA » LAJME » Viktima nga zjarri në Shën Koll, shkarkime masive nga detyra
Viktima nga zjarri në Shën Koll, shkarkime masive nga detyra

Viktima nga zjarri në Shën Koll, shkarkime masive nga detyra

11 punonjës në burgun e Shënkollit në Lezhë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dy ditë pas ngjarjes tragjik ku një i burgosur humbi jetën për shkak të një zjarri që shpërtheu në një prej qelive. Vërejtje me shkrim kanë marrë edhe zyrtarët më të lartë të burgut dhe 19 punonjës të tjerë.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka konsideruar si fajtore administratën e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, të cilët kanë përgjegjësi ligjore për jetën e të dënuarve, por dhe të paraburgosurve. Prokuroria nga na e saj ka një version të qartë mbi ngjarjen e ndodhur në burgun e Shënkollit, por nuk ka publikuar hollësi.
Nga ana e tyre familjarët e të dënuarit që ka humbur jetën, një 32 vjeçar i dënuar për tentativë vrasjeje, kanë hedhur dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë viktimë e një hakmarrjeje brenda burgut. Ata thonë se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore.
Burgu i Shën Kollit, është ndër institucionet më të mëdha të vuajtjes së dënimi në Shqipëri. Kapaciteti i tij është 700 persona, por në fakt atje vuajnë dënimin një numër më i madh të dënuarish.