KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viktimat e Parisit nderohen me homazhe në Tiranë
Viktimat e Parisit nderohen me homazhe në Tiranë

Viktimat e Parisit nderohen me homazhe në Tiranë

Shqiptarët ju bashkuan të hënën zisë botërore për të nderuar viktimat e terrorit më 13 nëntor në Paris. Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbrëmje u bënë homazhe, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, poltikanë, pjestarë të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, figura të artit e kulturës, si dhe qytetarë të kryeqytetit shqiptar.
Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, ndërsa shprehu respektin për këtë xhest solidariteti nga Shqipëria, tha se Franca nuk ka frikë. “Duhet të jemi të denjë të shërojmë plagët që na janë hapur. Beteja e ardhshme e Francës është ti tregojë botës se ajo ka patur të drejtë që besoi tek Franca. Do ndjekim pa u ndalur dhe do dënojmë vrasësit. Ne nuk kemi frikë, frika është në anën e barbarëve. Duke sulmuar Francën ata kanë gjithë botën kundër” tha zoti Fitoussi.
Edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman shprehu solidaritet me popullin francez, duke u shprehur se demokracia do të qëndrojë e fortë.