KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viktimat e Sinait mbërrijnë në Shën Petërsburgut
Viktimat e Sinait mbërrijnë në Shën Petërsburgut

Viktimat e Sinait mbërrijnë në Shën Petërsburgut

Një avion i ministrisë ruse të emergjencave, në bordin e të cilave ishin 140 trupa nga viktimat e tragjedisës së Sinait, tragjedisë më të madhe të aviacionit civil në historinë e Rusisë, zbriti në Aeroportin e Shën Petërsburgut në orën 05.52 me orën lokale. Trupat e viktimave u dërguan në morg për identifikim. Për këtë qëllim, janë mbledhur rreth 200 kampionë ADN-je nga të afërmit e viktimave. Të gjitha dokumentet mbi kompensimin e të afërmeve të viktimave do të firmosen të hënën, pavarësisht se ku jetojnë, duke përfshirë edhe ata jo-ruse. Ndërkohë, një zyrtar i agjencise moskovite të aviacionit, pasi kqyri vendin e ngjarjes, u shpreh se avioni mund të jetë ndarë në pjesë ndërsa ishte në ajër, por akoma është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Avioni Airbus A321 me 217 pasagjerë dhe shtatë anetarë ekuipazhi në bord u rrëzua të shtunën në gadishullin egjiptian të Sinait, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.