KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viktimat e tërmetit në Ekuador mbi 272 persona
Ekuador

Viktimat e tërmetit në Ekuador mbi 272 persona

272 është numri i viktimave të raportuara të tërmetit që goditi Ekuadorin mesnatën e së shtunës. Të paktën 2500 persona janë plagosur nga tërmeti më I fuqishëm që ka goditur vendin që nga viti 1979. Presidenti i vendit Rafael Korea njoftoi se bilanci I viktimave mund të rritet, ndërsa ka akoma njerëz të gjallë nën rrënojat e ndërtesave. Rreth 10 mijë trupa ushtarake dhe 3500 policë kanë zbarkuar në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Kryqi I Kuq ka mobilizuar më shumë se 800 vullnetarë në përballimin e situatës. Ndërsa mjekët pa kufi njoftuan që do të dërgonin në Ekuador një skuadër nga Kolumbia. Rreth 600 milion dollarë kredi nga huadhënës shumëpalësh u aktivizuan për emergjencën. Fonde ndihme per Ekuadorin po mblidhen në Spanjë, Kolumbi, Venezuelë dhe Meksikë. Sipas shërbimit gjeologjik amerikan, si Ekuadori ashtu dhe Japonia të cilët u goditën nga tërmetet vdekjeprurës javën që lamë pas ndodhën në zonën aktive sizmike të quajtur “Unaza e Zjarrit”, e cila përshkon Paqësorin, megjithatë ka të ngjarë që të mos ketë lidhje mes këtyre tërmeteve kaq të fuqishme në distanca kaq larg njëra-tjetrës.