KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vilnius, përurohet qendra e NATO-s
Vilnius, përurohet qendra e NATO-s

Vilnius, përurohet qendra e NATO-s

Në kryeqytetin lituanez Vilnius u përurua Qendra e Njësisë së forcave të integruara të NATO-s. Qendra e Lituanisë është një ndër 6 të tilla që po hap Aleanca veriatlantike në Evrope. 5 të tjerat janë caktuar në Bullgari, Estoni, Letoni, Poloni dhe Rumani. Misioni i këtyre qendrave do të jetë në funksion të ragimit të shpejtë të forcave të NATO-s në rast emergjencash. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg që mori pjesë në ceremoni, tha se ky është një hap i madh përpara drejt solidaritetit, fuqisë dhe gatishmërisë së përbashkët. Ai falenderoi Lituaninë për mbështetjen që u ka dhënë misioneve paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe Afganistan. Kurse presidentja e Lituanisë Dalia Griboskaite tha se mesazhi është vetëm ky: “Asnjë aleat i NATO-s nuk mbetet i vetëm.  Vendet baltike e mirëpritën këtë qendër të shqetësuar nga veprimet e Rusisë në Ukrainë”.