KRYEFAQJA » LAJME » Viron Bezhani analizon paraqitjen në olimpiadën e Rios
viron bezhani, president i komitetit olimpik, analize, lojerat olimpike, rio, 2016

Viron Bezhani analizon paraqitjen në olimpiadën e Rios

 

Kur kanë kaluar më shumë se tre javë nga përfundimi I Lojërave Olimpike “Rio 2016”, Komiteti Olimpik Shqiptar ka bërë analizën e paraqitjes së ekipit tonë përfaqësues atje si dhe problematikat e shfaqura. Në praninë e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, anëtarëve të komitetit drejtues të KOKSH, presidenti I Komitetit Olimpik, Viron Bezhani ka sqaruar ngërçin e krijuar nga peshëngritësi Briken Calja për bursën olimpike, mungesën e uniformës së Evangjeli Velit etj, duke I quajtur si probleme të sajuara. Më tej, duke u bazuar në dokumentet përkatëse, presidenti Bezhani ka sqaruar me detaje edhe shumat përkatëse që kanë marrë federatat pretendente për të çuar sportistë në olimpiadë, fond ky I përcaktuar nga ministria e Arsimit dhe Sportit.