KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Virusi Zika mund të zhduket brenda 3 vjetësh
Virusi Zika

Virusi Zika mund të zhduket brenda 3 vjetësh

Virusi Zika i përhapur në Amerikën Latine ka mundësi të shkatërrohet gjatë dy apo tre vjetëve të ardhshme, mbështetur në faktin se njerëzit zhvillojnë imunitet ndaj tij gjatë infeksionit fillestar. Lajmi i dhënë nga Reuters mbështetët në të dhënat e shkencëtarëve. Shkencëtarët, puna e të cilëve është publikuar në revistën “Science” vlerësojnë se infeksionet nga virusi i nxitur nga mushkonjat do të përhapet aq shumë nëpër vendet e prekura, sa popullata do të zhvillojë imunitet ndaj tij. Kjo ndodh gjithmonë kur një përqindje e lartë e popullatës bëhet imune duke zhvilluar një imunitet në mënyrë natyrale apo përmes vaksinimit, duke e bërë përhapjen praktikisht pak të mundshme.