KRYEFAQJA » LAJME » Visha: Vetingu , Gjyqtarët po zhvasin deri në fund të mandatit, qytetarët në konflikt me ligjin
Visha: Vetingu , Gjyqtarët po zhvasin deri në fund të mandatit, qytetarët në konflikt me ligjin

Visha: Vetingu , Gjyqtarët po zhvasin deri në fund të mandatit, qytetarët në konflikt me ligjin

Të gjithë ata gjytarë që priten të dorëhiqen nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për vetingun, nuk do të kenë të drejtën të ushtrojnë profesionin e avokatit, duke u përjashtuar nga i gjithë sistemi.

Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Sajmir Visha në emër të shoqatës së avokatëve penalist deklaron se në emër të drejtësisë po zhvaten para nga qytetarët.

Visha thotë së në gjykata është krijuar një amulli e plotë, ku të gjithë gjyqtarët ndodhen në trysnin e ligjit. Gjyqtarë dhe prokurorë të padëshiruar, të cilët pritet të tërhiqen nga sistemi, sipas Vishës, duke mos patur dispozita kalimtare, i ka favorizuar këta të fundit të zhvasin xhepat e personave që janë në konflik me ligjin.

Pas miratimit të tij në kuvend , ligji për vetingun pritet të zbardhet në fletoren zyrtare dhe pas 15 ditësh të hyjë në fuqi.