KRYEFAQJA » LAJME » Visho Ajazi, mohoi të kishte prova që janë bërë përgjime
Visho Ajazi, mohoi të kishte prova që janë bërë përgjime

Visho Ajazi, mohoi të kishte prova që janë bërë përgjime

Kreu i shërbimit informativ Visho Ajazi në komisionin e sigurisë mohoi të kishte prova që janë bërë përgjime. Ajazi, si i pari prej zyrtarëve që ka raportuar, tha se është në dijeni për ekzistencën e kësaj paisje, në një qendër trajnimi në qytetin e Vlorës, por se egzistenca e kësaj paisje është terësisht legjitime. Në komision raportoi edhe drejtori i policisë së shtetit Haki Cako i cili prerazi ka mohuar ekzistencën e një paisjeje përgjimi në institucionin që ai drejton. Edhe Ministri Tahiri i cili tha se policia ska dhe sdo të ketë pajisje përgjimi. Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ishte i fundit që raportoi duke konfirmuar se për këtë çështje kanë nisur hetimet.