KRYEFAQJA » LAJME » Viti 2015, Basha akuzon Ramën
Viti 2015, Basha akuzon Ramën

Viti 2015, Basha akuzon Ramën

Bilancit dy orësh të kryeministrit Edi Rama për vitin që tashmë po mbyllim, kreu i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur ti përgjigjet me një postim në rrjetin social Facebook. Por bilanci i zotit Basha ka qenë me nota shumë të zymta. “Rriti çmimin e energjisë, rriti taksat, rriti borxhin publik, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet” shkruan zoti Basha. në profilin e tij.
Sipas tij kryeministri Rama shtrenjtoi naftën, nuk realizoi asnjë investim të ri publik, shpunësoi 73 mijë kryefamiljarë dhe vodhi 400 milionë dollarë në dogana e tatime dhe 780 milionë euro në prokurimë të drejtpërdrejta. Po sipas kreut të opozitës së djathtë, kryeministri i majtë “dha hekurudha, troje dhe 340 milionë euro konçesione për oligarkët dhe ortakët e tij, largoi 100 mijë shqiptarë nga vendi, 200 mijë të tjerë bënë gati letrat, uli ndihmën ekonomike, shendetësinë e çoi në kolaps, privatizoi arsimin e lartë publik”.
Zoti Basha përsëriti akuzat e njohura ndaj kreut të maxhorancës pë kriminalizimin e politikës. “Kandidoi Bushët, Roshët dhe kriminelë të tjerë për kryebashkiakë, emeroi ministrin e Brendshëm ambasador të krimit të organizuar në qeveri, ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit, pagoi me tendera të drejtpërdrejtë nga paratë e gjakut të shqiptarëve ndërtuesit e vilave të tij në Surrel, Dardhë e Durrës” shkruan ai.