KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vizioni i kompozitorit Gerti Druga per suksesin e ansamblit
gerti druga shkelzen doli ansambli popullor

Vizioni i kompozitorit Gerti Druga per suksesin e ansamblit

“Çoroditja e identitetit, nis me ate muzikor”, keshtu e nis rrefimin nje kompozitor i ri, por qe ka marre persiper te drejtoje Ansamblin Kombetar te Kengeve dhe Valleve popullore. Gerti Druga eshte nje emer qe qendron pas disa bashkepunimeve dhe riperpunimeve te perlave te muzikes shqiptare sic eshte “Baresha”, e sjelle per orkester dhe violine ne nje bashkepunim te shkelqyer me violinistin Shkelzen Doli. Por me pasion ai rrefen per punen qe po ben me ansamblin per ti motivuar artistet dhe per ta kthyer vemendjen e publikut nga muzika e mire. Teksa ansambli kombetar eshte kthyer nga nje prezatim i sukseshem per here te pare ne skenen e Kuvajtit ai rrefen se vlerat e identitetit shqiptar fshihen tek muzika ndaj sfida e tij eshte pikerisht latimi i se bukures. Nese trendi muzikor shkon ne drejtimin kundravlere Gerti se bashku me violinistin Shkelzen Doli do te sjellin se shpejti ne Tirane nje fytyre tjeter ate te bukuren dhe te pastren e muzikes popullore qytetare me perlat e muzikes shqiptare.