KRYEFAQJA » LAJME » Vizita e kryeministrit Rama në Suedi, pati një produkt konkret të rëndësishëm
Vizita e kryeministrit Rama në Suedi

Vizita e kryeministrit Rama në Suedi, pati një produkt konkret të rëndësishëm

Vizita e kryeministrit Rama në Suedi , me ftesë të homologut të tij , Stefan Lyven, pati një produkt konkret të rëndësishëm. Në Dhomën Suedeze të Biznesit në Stokholm u lançua iniciativa për ngritjen e Këshillit të Investimeve dhe Zhvillimit, një nënstrukturë e Këshillit Ekonomik Kombëtar, që do të asistojë qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për të rritur numrin e investimeve të huaja në vend dhe të lehtësojë e promovojë investimet suedeze në Shqipëri. Ish kryeministri suedez Göran Persson, udhëheqës i reformave të thella ekonomike e financiare transformuese për Suedinë , do të jetë një prej bashkëdrejtuesve të këtij këshilli , dhe kjo për kryeministrin Rama është një garanci suksesi, një vlerësim që njësoj e ndan për kreun e qeverisë shqiptare edhe ish kryeministri suedez.

Por përtej rëndësisë që ka ekonomia, kryeministria Rama beson fort se vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë duke nënvizuar këtë në konferencën “Qeverisje progresiste”, ai bëri të njohur reformën tërësore ndërmarrë nga qeveria në sistemin dhe institucionet arsimore.

Një ide që kryeministri bëri të njohur se qeveria po e konkuron suksesshëm duke i dhënë prioritet arsimit profesional.

Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit veçanërisht ekonomik mes dy vendeve, me fokus tek turizmi Kryeministri Edi Rama i diskutoi edhe në takimin që zhvilloi në Stokholm me kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin.