KRYEFAQJA » LAJME » Vizita në Berlin, Rama pritet nga Lamert
Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert

Vizita në Berlin, Rama pritet nga Lamert

Në vazhdim të takimeve të tij në Berlin gjatë ditës së hënë, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron është pritur nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lamert. Në vemendje pa dyshim ishte e ardhmja e integrimit të Shqipërisë në BE. Zoti Rama shkruajti me këtë rast në Fejsbuk se “Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪!”

Pak ditë më parë zoti Lamert priti kreun e parlamentit shqiptar Ilir Meta. Z. Lamert nënvizoi se Shqipëria u përket atyre vendeve me perspektivë të qartë në BE dhe në këtë kuadër “Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane dhe në këtë drejtim mund të mbështeteni te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën”, tha ai.

Para Mbrapa
rama-pritet-nga-lamert
rama-pritet-nga-lamert-2 
rama-pritet-nga-lamert-1
Para Mbrapa