KRYEFAQJA » LAJME » Vizitohet ekspozita “Ditar i një hapësire”
Vizitohet ekspozita “Ditar i një hapësire”

Vizitohet ekspozita “Ditar i një hapësire”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare publike “Ramazan Jarani” në Tiranë ishin të parët që vizituan ekspozitën “Ditar i një hapësire”, çelur mbrëmjen e së enjtes në Galerinë Kombëtare të Arteve. Të shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, nxënesit janë njohur me ekspozitën, që shihet edhe si këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme. Ata janë ndalur në të gjitha stendat e ekspozitës duke shfaqur interes veçanërisht për instalacionin “Shqipëria 2030”, një model i papraktikuar më parë në vendin tonë. Në këtë hapësirë, nëpërmjet formatit 3d janë projektuar me imazhe dhe audio tre planet kombëtare, duke dhënë një ide të qartë se si do të jetë Shqipëria pas 15 vitesh.