KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja e BSH, Fullani përfundimisht i pafajshëm
Vjedhja e BSH, Fullani përfundimisht i pafajshëm

Vjedhja e BSH, Fullani përfundimisht i pafajshëm

Përfundimisht, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i akuzuar një vit e gjysëm më parë si përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e kësaj banke, është i pafajshëm. Ka qenë vetë prokuroria, e cila e nisi me zjarr procesin duke arritur të bindi fillimisht gjykatën për arrestimin e ish guvernatorit, që është tërhequr në heshtje nga një prej procesve më të bujshme jo vetëm të kohëve të fundit. Ndërsa pritej që të kundërshtonte vendimin e 23 janarit të Gjykatës së Apelit që e shpalli ish guvernatorin Fullani të pafajshëm, prokuroia u tërhoq dhe nuk paraqiti rekurs, ndëse ajo kishte kërkuar një dënim prej 5 vjetësh heqje lirie për ish guvernatorin. Kalimi i afatit solli hyrjen në fuqi të vendimit të formës dhe Adrian Fullani tashmë është pafajshëm.
Disa procese gjyqësore për këtë ngjarje kanë nxjerrë fajtorë kryesorë dy punonjës të thesarit të bankës të dënuar me 13 dhe 10 vjet burg. Por me afate më të ulta janë dënuar edhe disa punonjës të tjerë të BSH. Ndër detajet e kësaj ngjarjeje, tërheqin vemendjen edhe ato mbi shlyerjen e dëmit. Gjykata nuk ka dhënë vendim për këtë çështje. BSH ka vendosur t’ja kalojë si humbje bilancit të bankës, por kjo gjë është kundërshtuar nga kontrolli i lartë i shtetit.