KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja e CEZ, merret në mbrojtje dëshmitari i akuzës

Vjedhja e CEZ, merret në mbrojtje dëshmitari i akuzës

Policia e shtetit merr ne mbrojtje dëshmitarin “kyç” të çështjes “CEZ-DEA”. Ish juristi përgjegjës I OSHEE-së, për çështjet e arbitrazhit, pretendon se është kërcënuar me jetë. I shoqëruar nga punonjës të repartit Renea, dhe mbrotjes së dëshmitarëve, Romeo Karaj, u praqitit në orën e saktë për të dhënë dëshminë e tij. Ai pritet të dëshmojë kundër Katriot Ismailajt, ish-administartorit te borxheve të CEZ. kohën kur Karaj , punontë si jurist në emër të OSHEE, ai paraqiti një padi dëmshpërblimi në vlerën e 8 milion eurove, shifër të cilën duhet ta paguante Kastriot Ismailaj. Padia nuk u bë pjesë e këtij proçesi, ndërsa sot 7 muaj më pas ku Ismailaj akuzohet nga shteti për vjedhje me pasoja të rënda dhe mashtrim Romeo Karaj është në rolin e dëshmitarit. I rrethuar nga forcat e repartit të mbrojtjes së dëshmitarëve, ai është paraqitur në proçesin gjyqësor për herë të parë pas marrjes së statusit. Ai pritet të dëshmojë duke hedhur dritë mbi skemat e vjedhjes së miliona lekëve nga armat e CEZ. Në këtë seancë ai nuk dëshmoi për shkakë së i pandehuri Kastriot Ismailaj, pretendoi se në kafazin tashmë me xham të blinduar ai s’mundet të dëgjonte asgjë që thuhej në sallë. Gjykata pranoi të shtyjë seancën për të sistemuar sistemin audio në sallë çka në kushtet aktuale ishte e pamundur dëgjimi i palëve.