KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja në Rinas, arrestohen pesë persona
PD paralajmëron fakte për implikimin e ministrit të brendshëm në vjedhjen e Rinasit

Vjedhja në Rinas, arrestohen pesë persona

Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e pesë drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit. Sipas saj ata dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke u krijuar mundësinë tre grabitësve të vjedhin një sasi të konsiderueshme parash që po transportoheshin jashtë shtetit, ditën e enjte në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Prokuroria deklaron se ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambjentet e brendshme të aeroportit. Por ajo shkon më tej me dyshimet e saj, se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pesë personat tashmë janë arrestuar, ndërsa më parë ishin shoqëruar për hetim nga policia.