KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja në Rinas, Avokatët kërkojnë lirinë, Gjykata mban në burg pa urdhër 4 të arrestuarit
Vjedhja në Rinas

Vjedhja në Rinas, Avokatët kërkojnë lirinë, Gjykata mban në burg pa urdhër 4 të arrestuarit

4 , nga 5 të arrestuarit e vetëm të vjedhjes spektakolare të 1 milion eurove në pistën e Rinasit, do të qëndrojnë në qeli edhe pse nuk ka një vendim gjyqësor, fati i tyre pritet të marrë zgjidhje në gjykatën e lartë, pasi as gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda nuk i ka dhënë interpretim juridik mbajtës nën arrest të të pandehurve. Avokatët thonë se në qeli po mbahen qëllimisht njerëz të pafajshëm për të cilët ska prova, ndërsa me vjedhjen dhe autorët e vërtetë nuk po merret askush.

Sipas tij, vendimi i gjykatës së shkallës së dytë për krimet e rënda, e ka futur këtë çështje në një labirinth juridik i cili po kthehet në një rast të paprecedent. Çështja e cila ka kaluar për kompetencë krimeve të rënda, ka kaluar në një kolaps procedurial.