KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja në Rinas, debate në Komisioni Parlamentar i Sigurisë
PD paralajmëron fakte për implikimin e ministrit të brendshëm në vjedhjen e Rinasit

Vjedhja në Rinas, debate në Komisioni Parlamentar i Sigurisë

Komisioni Parlamentar i Sigurisë i mbledhur të hënën, ka shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjen e 30 korrrikut në Aeroportin e Rinasit, ku në mënyrë gati të pabesueshme u vodhën rreth 1 milion euro. Deputeti i LSI, ish ministri i brendshëm Luan Rama, mjaftë i alarmuar tha se ministria e brendshme ka folur për masa shtesë ditën kur nodhi grabitja. “Duhet të kërkojmë llogari, kontroll parlamentar që kanë impakt në institucione si areoporti i Rinasit. Faktet janë të rënda dhe akuza është e rëndë. Referuar njoftimit të policisë së shtetit duhet kontroll parlamentar ndaj instituciove të sigurisë aq më tepër kur një ditë para u paralajmëruan masa shtesë të sigurisë. Si mund të hyjë një grup i armatosur në Rinas. Duhet të kërkojmë informacion kush kanë qenë masat e sigurisë” tha zoti Rama.
Deputeti i PD Asllan Dogjani tha jo pa ironi se një ditë nuk është çudi që në kryeministri të futen grabitës me maska. “Rinasi jo rasti i vetëm, i treti që grabiten paratë duke shkuar në Rinas” kujtoi deputeti Dogjani. Por deputetët e shumicës thanë se çështja është nën hetim dhe nuk mund të ndërhyhet. Rreth ngjarjes ka patur mjaftë debate mes palëve, të cilat të frymëzuara edhe politikisht u kthyen në shkëmbime replikash.