KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhje banke në Vlorë
Vjedhje banke në Vlorë

Vjedhje banke në Vlorë

Policia ka njoftuar se në Vlorë grabitës ende të paidentifikuar kanë vjedhur një bankë të nivelit të dytë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në mesditë në “Sheshin e Flamurit” në qendër të qytetit. Nuk dihet shuma e vjedhur, por grabitësit kanë arritur të marrin paratë menjëherë sapo furgoni i transportit të parave ka arritur para bankës. Sipas dëshmitarëve grabitësit kanë qenë dy persona të armatosur, me maska dhe rroba kamuflazhi. Ata janë larguar të qetë me këmbë pas grabitjes. Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka ngritur postoblloqe rreth qytetit.