KRYEFAQJA » LAJME » Vjen sërish Open Air Festival. 21 – 22 Maj 2016 në Liqenin Artificial Tiranë
firstwave, first wave festival, liqeni artificial, open air festival, bashkia tirane

Vjen sërish Open Air Festival. 21 – 22 Maj 2016 në Liqenin Artificial Tiranë

Suksesi i edicionit të parë të Firstwave Festival 2015 motivoi organizatorët të mendojnë dhe për edicionin e dytë të këtij festivali duke synuar shndërrimin e tij në traditë.

Në vitet paraardhëse dy destinacionet e organizimit të këtij festivali ishin plazhi i Kepit të Rodonit dhe Drimadhes.

Gjithashtu ky festival u ndoq dhe u përgezua nga të rinj e të reja të cilët nuk hezituan të ishin pjesë e kësaj kënaqësie kulturore, duke u bërë kështu pjesë e pandashme e një shoqërie që pëlqen artin dhe mesazhin që përcjellin organizime të tilla multikulturore.

Përpos muzikës së përzgjedhur për 26 orë non stop, këtë vit është menduar që ky event të sillet më afër me natyrën duke ofruar kështu sporte të ndryshme argëtuese dhe relaksuese.

Duke filluar me YOGA dhe Gjimnastikë në orët e para te mëngjesit (08:00) e shoqëruar edhe me instruktorët perkatës dhe me lojra të ndryshme në orët në vazhdim, ky pritet të jetë një nga festivalet më argëtuese të këtij viti.