KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vjenë, komuniteti ndërkombëtar diskuton situatën në Libi

Vjenë, komuniteti ndërkombëtar diskuton situatën në Libi

Ministrat e Jashtëm të Evropës, SHBA-së dhe vendeve fqinje të Libisë janë mbledhur sot në Vjenë për të diskutuar mbi kaosin që sundon vendin që kërcënohet nga ndarja politike dhe grupet xhihadiste. Ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm, ku nga njëra anë xhihadistët e ISIS-it kanë zgjeruar ndikimin e tyre në perëndim të qytetit libian të Syrte. Nga ana tjetër, qeveria e unionit kombëtar e mbështetur nga OKB, nuk arrin dot të vendosë autoritetin, më shumë se një muaj e gjysmë pasi ka marrë funksionet në Tripoli. Takimi drejtohet nga shefi italian i diplomacisë, Paolo Gentiloni dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Në takim mblidhen aktorët kryesore rajonalë dhe ndërkombëtare me qëllim mbështetjen e procesit të stabilizimit në Libi.