KRYEFAQJA » LAJME » Vlahudin, Kusht thelbësor për anëtarësim në BE miratimi i reformës në drejtësi

Vlahudin, Kusht thelbësor për anëtarësim në BE miratimi i reformës në drejtësi

Kusht thelbësor për marrjen e rekomandimit për anëtarësim në BE miratimi i reformës në drejtësi është theksuar nga ambasadorja e BE Romana Vlahudin në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin.

Shpresoj që reforma në drejtësi të miratohet e zbatimi i saj të jetë konseguent, si kusht thelbësor për marrjen e rekomandimit për anëtarësim në BE. Shqipëria ka humbur shumë shanse gjatë shekullit të 20 jo për faj të saj, por ky është momenti i duhur kur keni në duar zgjedhjen për të mos i humbur shanset. Ju nuk jeni vetëm drejt integrimit, ne do të punojmë bashkë, nuk heqim dorë, nuk lodhemi, nuk humbim shpresën por edhe një hap duhet ta hidhni ju.

Kryetarja e këshillit Kombëtar për Integrimin Europian deputetja Majlinda Bregu ka theksuar se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, përkundrazi është nje gur i rëndë për t`u lëvizur.

Ndërsa nënkryetari i këtij këshilli deputeti Taulant Balla, shprehu garancinë e vullnetit politik për miratimin e saj në kuvend.

Ndërkohë në funksion të promovimit, forcimit të kapaciteteve, forcim të shoqërisë civile lidhur me kontributin në procesin e integrimit, u njoftua zbatimi këtë verë, të testit pilot sic është “Shkolla Verore për cështje të Integrimit Europian” e cila pritet të cojë në krijimin e Akademisë Europiane për ofrimin e ekspertizës edhe për rajonin.