KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin: Në Shqipëri gjyqtarët janë njerëzit më të pasur, ndonëse e kanë rrogë mujore deri në 800 euro
Vlahutin: Në Shqipëri gjytarët janë njerëzit më të pasur, ndonëse e kanë rrogë mujore deri në 800 euro

Vlahutin: Në Shqipëri gjyqtarët janë njerëzit më të pasur, ndonëse e kanë rrogë mujore deri në 800 euro

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin në një intervistë për radion gjermane “Deutschlandfunk”, deklaroi se është e çuditshme se si gjyqtarët në Shqipëri janë njerëzit më të pasur, kur e kanë rrogë mujore deri në 800 euro. Në shkrimin e pergatitur nga kjo media gjermane lidhur me korrupsionin në Shqipëri dhe luftën kundër tij, ambasadorja e BE-së citohet të thotë: “Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është e fshehte që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj rroge” . Sipas “Deutschlandfunk” paketa e reformës në drejtësi ishte parashikuar të miratohej në fund të muajit mars, por kaloi në korrik pas trysnise së madhe të ndërkombëtarëve sidomos ndaj Partisë Demokratike.