KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin për reformën në drejtësi : Miratimi në parim, hap i mirë
Vlahutin sqaron akuzat për fshehje pasurie

Vlahutin për reformën në drejtësi : Miratimi në parim, hap i mirë

Dita e Evropës erdhi me lajmin e mirë, atë të miratimit në parim të Reformës në sistemin e Drejtësisë. Nga Shkodra, ku po merr pjesë në disa aktivitete, ambasadorja e BE-së tha se reformat që do të bëhen në Shqipëri, do e bëjnë jetën këtu më të mirë, dhe kjo shpresojmë të ndodhe sa më shpejt:

Fatkeqësisht Shqipëria në histori, ka humbur shumë mundësi. Tani jemi shumë afër një mundësie, që Shqipëria nuk duhet ta humbasë. Sot ka patur një mbledhje të komisionit dhe partitë kanë votuar në parim, dhe për këtë jam e lumtur. Eshtë lëvizje e mirë, por ende ska përfunduar krejtësisht. Në fund të këtij viti, me punën e bëre së bashku, të mundohemi që komisioni europian, të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, të BE me Shqipërinë. Kemi shansin dhe nga ky moment të ecim përpara me shpejësi të plotë. Duhen bërë gjërat dhe nuk ka më nevojë për justifikime.

Ambasadorja Vlahutin ka shpjeguar dhe dy boshtet mbi të cilat pritet konkretizimi i reformës në drejtësi:

Ajo është projektuar për të ndryshuar sistemin, në dy mënyra. Nga njëra anë kemi kuadrin legjislativ që do të jetë plotësisht në përputhje me standartet evropiane, por dhe me praktikat më të mira të shteteve të tjera. Dhe gjeja e dytë po aq e rëndësishme, ne mos edhe më e rëndësishme se e para është shërimi i sistemit, pra në mënyrë që ata që kanë abuzuar me këtë sistem, prokurorë apo gjykatës, ata do të duhet që të largohen.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë, në Ditën e Evropës ka organizuar aktivitete në shumë qytete e në qendër të tyre ka vënë qytetarin .