KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin prezanton sot rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016
Vlahutin prezanton sot rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016

Vlahutin prezanton sot rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016

Në kuadër të publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016, Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, do të prezantojë sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit rekomandimet dhe gjetjet kryesore të këtij raporti, duke vijuar me një bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrësit.

Në këtë takim janë të ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare, anëtaret e Komisionit të Integrimit Europian, anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.