KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të miratohet para verës.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur keqardhjen pasi PD refuzoi propozimin për kompromis të SHBA dhe BE për miratimin e Reformës në Drejtësi. "Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve" nënvizohet në deklaratën e posaçme të delegacionit të BE. "Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative" sqaron BE në deklaratë dyshimet e hedhura nga PD. "Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë" shton më tej deklarata. Megjithatë deklarata e delegacionit të BE në Tiranë vlerëson se negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Në Tiranë që prej të mërkurës ndodhet zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid, e cila do të përmiqet sërish të gjejë kompromis.

Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të miratohet para verës.

Reforma në drejtësi duhet të miratohet para verës. Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin e përsëriti apelin drejtuar politikës shqiptare të martën në Tiranë, pas diskutimeve të një projekti për të drejtat e njeriut, projekt i cili lidhet me përparësinë e psetë të çeljes së negociatave për Shqipërinë.”Për përmbushjen e përparësive ka rëndësi jo vetëm hartimi i legjislacionit, por dhe zbatimi i tij” tha zonja Vlahutin. “Të drejtat e njeriut dhe antidiskriminimi janë përparësia e pestë dhe ne në Tiranë monitorojmë ecurinë dhe raportojmë me tej në Bruksel standartin” shtoi ajo. Sipas ambasadores së BE në Tiranë “Reforma në drejtësi i prek të gjitha dhe do të ishte e mira që ajo të miratohej para verës. Sepse asgjë nuk mund të kuptohet pa shtet të së drejtës, gjithçka rregullohet përmes tij. Të drejtat themelore të njeriut, e drejta e pronës dhe gjithçka tjetër preken gjithashtu prej tyre” këmbënguli ajo.
Në diskutimet në çelje të një projekti dy vjeçar, të pranishëm nga shume institucione në vend, vuëe në pah diskriminimin indirekt që ekziston në tërësinë ligjore, ndërsa pritet që Këshilli Europian që do të ndihmojë në arritjen e standarteve, t’i çertifikojë ato në procesin e pritshëm për çeljen e negociatave.