KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: Të gjitha reformat janë të lidhura me Reformën në Drejtësi
BE i kujton Bashës dakordësinë me Hahn

Vllahutin: Të gjitha reformat janë të lidhura me Reformën në Drejtësi

Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar vazhdojnë t’i kujtojnë gjithnjë e më me intensitet politikës shqiptare se e ardhmja e vendit varet nga Reforma në Drejtësi. Të hënë gjatë një komunikimi me mediat ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se gjitha reformat janë të lidhura me atë të drejtësisë.  “Parlamenti duhet të miratojnë para verës një reformë drejtësie shumë të plotë dhe të thellë. Nëse do të ketë shenja të zbatimit të sistemit të ri, Shqipëria do të mund të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë nëse duhen hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë” tha zonja Vllahutin. Sipas saj “Drejtësia dhe korrupsioni e përjashtojnë njëri-tjetrin. Kjo, shpresojmë, të rikthejë ose krijojë besimin tek institucionet, që është një parakusht për funksionimin normal të një shoqërie” tha ajo, ndërsa bëri thirrje për një reformë të thellë të gjyqësorit. “Një tjetër përfitim është ai ekonomik, si kriteri kryesor për të cilin interesohen kompanitë e huaja në një vend kur u duhet të marrin një vendim nëse do të investojnë ose jo është zbatimi real i shtetit ligjor” tha ambasadorja e BE në Tiranë. Për zonjën Vllahutin, përfitimi i tretë “është përmbushja e kritereve dhe standardeve për integrim të plotë në BE”. “Viti 2016 mund të jetë një vit shumë, shumë i mirë për Shqipërinë. Sigurohuni që të mos e humbisni këtë mundësi” tha ambasadorja e BE në Shqipëri. “Shqiptarët meritojnë ta jetojnë jetën e tyre si të gjithë qytetarët e Evropës. Duhet të kërkoni atë që meritoni” shtoi zonja Vllahutin.